Historia jonë
Historia e HEJZËS nisi në hapësirën e rrjeteve sociale, si një përpjekje për të krijuar një vend të përbashkët për letërsinë, artin dhe kulturën shqiptare. Me kalimin e viteve, kjo përpjekje u zgjerua nga një faqe në Facebook në një platformë me faqe të vetën në internet dhe, më pas, në një revistë elektronike të përkushtuar ndaj krijimtarisë, mendimit dhe debatit kulturor — HEJZA.
Përgjatë kësaj rruge, HEJZA ka ndërtuar një hapësirë ku autorë, krijues, studiues dhe lexues mund të takohen përmes librit, shkrimit dhe diskutimit kulturor. Pavarësia editoriale dhe përkushtimi ndaj kulturës shqipe kanë qenë pjesë e pandashme e këtij rrugëtimi.
Botime HEJZA është hapi i radhës në këtë histori: kalimi nga hapësira e komunikimit dhe promovimit të librit te botimi i drejtpërdrejtë i veprave në format elektronik. Një kapitull i ri, që nis nga përvoja e krijuar deri më sot dhe synon ta zgjerojë atë në një bibliotekë bashkëkohore të librit shqip.

